Vdiq dhe u varros me nderime, anëtari i kryesise së AAK-së dega në Pejë, Jahë Mulliqi

Kosova

Vdiq dhe u varros me nderime, anëtari i kryesise së AAK-së dega në Pejë, Jahë Mulliqi

Nga: Laurat Mulliqi Më: 28 prill 2015 Në ora: 19:01

Në teatrin profesionist "Istref Begolli " në Pejë, u mbajt një akademi përkujtimore me rastin e vdekjes tragjike te mësuesit, pjestarit të UÇK-së , anëtarit të kryesisë së AAK-së dega në Pejë dhe kryetarit të këtij subjeki politik në Raushiq, Jahë Mulliqit. Duke marre fjalën kryetari i AAK-së dega në Pejë, Ali Berisha tha se Jaha ka lënë gjurmë të thella si veprimtar i hershem e çështjës kombëtare, si mësues, si pjestar i luftës, si sportist dhe si anëtar i devotshem i AAK-së deri në fund të jetës së tij.Ai theksoi se humbja e Mulliqit ka lënë zbrazetirë të madhe jo vëtem tek familjarët por edhe në strukturën e AAK-së. Jaha shtoi Berisha ishte shume transparent dhe angazhues për zgjedhjen e çdo problemi të paraqitur.Islam Husaj kryesues i asamblese komunale në Pejë, foli në superlativ për kontributin e Jahë Mulliqit si veprimtar dhe ansambleist, si dhe si njeri me tipare të larta njerëzore dhe atdhetare.
Ndërsa në fshatin e lindjës në Raushiq te Pejës , ku edhe u bë varrimi i të ndjerit Jahë Mulliqit moren pjesë shumë qytetarë nga mbarë Kosova, lideri i AAK-së , Ramush Haradinaj i cili e vlerësoi lartë kontributin e Jahës në strukturën e AAK -së gjatë gjithë këtyre viteve. Përpos strukturave më ta larta te AAK-së në këtë ceremoni mortore në prani të shumë qytetareve , të cilët kishin ardhur për tia dhënë lamtumirën e fundit Jahë Mulliqit, mori pjesë edhe kryetari i KK të Pejës, Gazmend Muhagjeri me bashkëpunetorët e tij.Për kontributin e mësuesit Jahë Mulliqi në shkollën fillore 28 nëntori ku i ndjeri punoi deri ne fund te jetës, folen drejtori i shkollës ,Sherif Krasniqi dhe nxenësja Marigona Veselaj .
Kurse për jetën dhe veprën si mësues, veprimtarë dhe ushtarë i UÇK-së, foli gazetari dhe publicisti , Skënder Mulliqi.Jaha potencoi në fjalimin e tij, Mulliqi ishte i ngjizur me ide patriotike nga të parët e tij të cilët gjithmonë ishin bërë digë e fortë për armikun shekullor serbosllav. Axha i Jahes , Ymeri ishte likuiduar nga qetniket malazez në luftën e Kacuberrit. Në këtë luftë dhe beteja të tjera kunder hordhive serboqetnike kishin marre pjesë edhe babai i Jahës, Bajrami, pastaj axhët Musa, Zeneli si dhe veteranet arsimit shqip , Halit dhe Mehmet Mulliqi.Nga gjiri i kësaj familje te arsimuar tha publicisti Mulliqi dolen shumë profesor, mjekë, krijues, pedagog, artistë e publicitë të cilët kanë bërë emer jo vetëm në Kosovë.'Kontributi kombëtar i Jahës shtoi ai ne vazhdim ishte i madh. Ate lufta e zuri ne vijen e parë te frontit në Raushiq, ku pa u trembuar nga forcat paramilitare dhe ushtarake serbe qendroi stoikisht në mbrojtje të fshatit , në mbrojtje të Kosovës , për lirinë dhe pavarësinë të cilën po e gëzojmë të gjithë ne sot."I nderuari mësues i popullit dhe luftetarë lirie , Jahë Mulliqi,ne po ndahemi nga ti vetëm fizikisht , sepse jeta dhe vepra jote gjithmonë do të mbeten të pavdekshme në zemrat dhe në mendjet tona" tha ndër të tjera publicisti Mulliqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat