Opozita e bashkuar godasin pushtetin jotransparent në Klinë

Kosova

Opozita e bashkuar godasin pushtetin jotransparent në Klinë

Më: 24 prill 2015 Në ora: 16:28

Sot opozita e bashkuar në Klinë, AAK, LDK, PSHDK, LVV dhe AKR, nuk lejoi vazhdimin e mostransparencës në pushtetin lokal.
Opozita e bashkuar kërkoi kopjen e kontratës së Fabrikës së ujit të pijshëm, gje të cilën pushteti nuk ishte i gatshëm t’ua sillte asamblistëve, por vetëm e reklamonte nga foltorja, përmes nënkryetarit të Komunës.
Si rezultat, të gjithë asambleistët e opozitës e lëshuan sallën, ndërkohë që, në mungesë kuorumi, seanca u ndërpre.
Kjo dëshmoi edhe një herë mungesën e gatishmërisë për transparencë të pushtetit lokal në Klinë dhe unifikimin e vazhdueshëm të opozitës në të mirë të interesave të përgjithshme qytetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat