“Komandantët e zonave bënë garë se kush kishte më shumë ushtarë”

Kosova

“Komandantët e zonave bënë garë se kush kishte më shumë ushtarë”

Më: 31 mars 2015 Në ora: 22:27

Ish-Kryetari i OVL të UÇK-së Muharrem Xhemajli, e ka pranuar që pas luftës, është bërë një garë mes komandantëve të zonave, se kush e ka numrin më të madh të ushtarëve.
“Pas luftës ka pas disa lista të cilat janë formuar. Komandantët e zonave, kane bërë një garë se kush nga zonat do të ketë më shumë ushtarë e kush më pakë”, tha ai, në emisionin “Click” të RTV 21, transmeton Indeksonline.
Xhemajli më tej tha se është fatkeqësi vonesat, dhe se këtë e pësojnë më së shumti luftëtarët.
“Po i bëjë thirrje të gjithë bashkëluftëtarëve që kanë përgjegjësi që ta kryejn këtë detyrë sic ëhstë më së miri. Edhe pse janë tu u vonu, këtë po e pësojnë luftëtarët e luftës që i kanë kushtet e vështira. Fatkeqësi është që deri tani nuk janë identifikuar deri më tani”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat