Presidentja Jahjaga i kërkon Limajt të votoj Gjykatën Speciale

Kosova

Presidentja Jahjaga i kërkon Limajt të votoj Gjykatën Speciale

Më: 6 mars 2015 Në ora: 14:59

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, në përputhje me rolin e saj kushtetues, po zhvillon takime me partitë opozitare të Republikës së Kosovës për t’i njoftuar liderët politik me përpjekjet e institucioneve të Kosovës për të përmbushur obligimet ndërkombëtare që lidhen me themelimin e Gjykatës Speciale.

Presidentja Jahjaga në takim me liderin NISMA, zotëri Fatmir Limaj tha se institucionet e Republikës së Kosovës janë duke u koordinuar për të përmbushur marrëveshjen ndërkombëtare të votuar në Kuvendin e Kosovës nga 2/3 e deputetëve. Presidentja Jahjaga e njoftoi zotëri Limaj për bisedimet mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të BE-së për pakon legjislative e cila pritet të procesohet në muajt në vijim.

Presidentja Jahjaga theksoi nevojën e ndërtimit të një konsensusi politik dhe shoqëror për themelimin e Gjykatës Speciale, duke shtuar se kjo Gjykatë nuk do të gjykojë luftën dhe përpjekjet e Kosovës për liri dhe pavarësi, por do të merret me akuzat që dalin nga raporti i Këshillit të Evropës.

Presidentja Jahjaga gjatë ditës së sotme do ta takojë edhe liderin e Lëvizjes VETËVENDOSJE, zotëri Visar Ymerin./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat