Presidentja Atifete Jahjaga takoi veteranët e arsimit, Afijete Spahiu- Bashota dhe Ahmet Namani

Kosova

Presidentja Atifete Jahjaga takoi veteranët e arsimit, Afijete Spahiu- Bashota dhe Ahmet Namani

Më: 6 mars 2015 Në ora: 13:10

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, priti në kabinetin e sajë veteranen e arsimit, zonjën Afijete Spahiu-Bashota dhe vizitoi në shtëpinë e tij veteranin e arsimit, z. Ahmet Namani.

Presidentja Jahjaga e falënderoi zonjën Bashota dhe zotin Namani për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm, në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të tëra.

Ajo e vlerësoi kontributin e pamohueshëm të mësuesve, të cilët kanë qenë frymëzim për gjenerata të tëra dhe, falë angazhimit të tyre të palodhshëm, Kosova sot është vend i pavarur dhe sovran, me vizion të qartë për integrim në strukturat veriatlantike.

Zonja Afijete Spahiu Bashota dhe z. Ahmet Namani e falënderuan Presidenten Jahjaga për kujdesin dhe respektin që po tregon për veteranët e arsimit. /BS






Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat