Lenjani: Të veshur si civilë, ushtarët e paramilitarët serbë po futen në Karaqevë!

Kosova

Lenjani: Të veshur si civilë, ushtarët e paramilitarët serbë po futen në Karaqevë!

Më: 1 mars 2015 Në ora: 18:48

Selver Lenjani, përfaqësues i fshatit Karaqevë, ka nisur të brengoset pasi që, sipas tij, banorët po vërejnë çdo ditë civilë serbë që u takojnë grupeve ushtarake e policore të cilat të papenguar po hyjnë në Kosovë, po fotografojnë, incizojnë, e po marrin të dhëna pa u penguar nga askush.

Xhandarmëria serbe nuk ka qenë vështirë të identifikohet kur ka hyrë në territor të Kosovës, por fenomeni i fundit që kanë parë banorët në brezin kufitar, ka nisur të shqetësojë ata.

“Isha në takim me komandantin e policisë Nazif Hajrizin, ku në prezencën time banorët i thanë se kanë vërejtur civilë serbë që i përkasin Ushtrisë dhe grupeve paramilitare. Banorët madje ofruan edhe dëshmi, por komandanti tha se për herë të parë po e dëgjon këtë detaj” shprehet Lenjani.

Ai shprehet i habitur nga mos reagimi i policisë së Kosovës.

“Po të ishte Policia kufitare e pranishme në këtë pjesë, sigurisht që këto provokime nuk do të ndodhnin. Vetë fakti që u shënua me të kuqe vija kufitare nga ana e KFOR-it, tregon qartë se ajo pjesë ende po vazhdon të mbetet si territor neutral. Ne jemi të vendosur që ta mbrojmë me të gjitha mjetet tona kufirin tonë që me shekuj e kemi trashëguar. Ua kam thënë edhe KFOR-it edhe Policisë se hartat e falsifikuara nuk bëjnë punë. Merruni me kontestin e drejtë historik i cili Kosovën për shumë vite e ka njohur me kufijtë e mëparshëm ekzistues, e jo me këta kufij që u përcaktuan me Marrëveshjen e Kumanovës”, shprehet Lenjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat