Gjini: Kryeministër, mbylli kazonot

Kosova

Gjini: Kryeministër, mbylli kazonot

Më: 1 mars 2015 Në ora: 18:33

Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, i ka reaguar Kryeministrit Isa Mustafa për pronësinë e kazinove.

Gjini ka kërkuar nga Kryeministri t’i mbyllë kazinot e të mos qjerret duke qarë.

Kryeministër je o njeri, mbylli kazinot e mos u qjerr duke qarë. Aleanca po të thërret që t’i mbyllësh (nëse guxon prej partnerëve tuaj e prej njerëzve tuaj që i mbështesin e frekuentojnë ato)

Lexojeni të plotë reagimin

Me qenë kryeministër e akademik dhe në të njëjtën kohë plak grindavec, nuk po i ka hije fare.

Nënave që i kërkojnë trupat e djemve të tyre iu tha: edhe mua mu ka pas zhdukur gjyshi; ambasadorëve te BE iu tha mos na shikoni vetëm neve sepse edhe vendet tjera kanë probleme me migrimin. Për Jabllanoviqin tha: nuk ka thene asgje te tmerrshme; për fëmijët që po vuajnë e edhe po vdesin neper kampe të azilit po i fajëson prinderit e tyre; si kundërpërgjegje për varfërinë po thot mos bëni shumë fëmijë; tani po thot se dikush i paska fajet për kazinot!

KRYEMINISTËR JE O NJERI, MBYLLI KAZINOT E MOS U QJERR DUKE QARË. ALEANCA PO TË THËRRET QË T'I MBYLLËSH ( nëse guxon prej partnerëve tuaj e prej njetëzve tuaj që i mbështesin e i frekuentojnë ato).

Kryeministri po relativizon gjithcka, dhe po e hedh fajin diku tjetër gjithmone. Po bëhet grindavec sa herë që dikush po ia lëshon një fjalë. Mënyra se si po sillet kryeministri tregon se kultura e diktaturës është ngulitur në kokën e tij. "Si guxon dikush me u nguc me shefin" po pyet vet me veti. Paramendojeni se si do të sillej sikur të kishte pushtet më shumë!? Shikojini videot e protestave, shumëzoni me dhjetë dhe e shihni.

Sa për lexim, dëgjojeni se si i thurr fjalitë nëpër konferenca, si i ngatërron kohët gjinitë e rasat dhe konkludoni vet se sa ka lexuar. Ky ose nuk ka lexuar fare ose leximi nuk ja ka lënë as një shenjë.

Kryeministër, program qeverisës nuk ke fare. Ke listë të dëshirave. As ide se çka duhet bërë po duket nuk ke.

Nuk po të ka hije me qenë grindavec, puno sa të mundesh e më vonë e shohim. E ke pushtetin dhe të gjitha mundësitë që të veprosh. Mos u bë grindavec e ngatërrestar i paaftë. Puno!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat