Nisma mbush një vit, fton qytetarët t’i bashkohen

Kosova

Nisma mbush një vit, fton qytetarët t’i bashkohen

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 18:15

Nisma për Kosovën ka shënuar një vjetorin e themelimit të saj, ku liderët e saj, thanë se Nisma në skenën politike ka ardhur si alternativë për t’i thënë stop të keqes e mashtrimit të qytetarëve.

Lideri i Nisma-s, Fatmir Limaj tha se shteti qeveriset nga një koalicion i mosbesimit, meqë ata nuk i besojnë njeri tjetrit.

Derisa, sipas tij, Gjykata Speciale, papunësia dhe migrimi i qytetarëve është rezultat i qeverisjes së keqe.

Ndërsa, Kryetari i Këshillit Kombëtarë të Nisma-s për Kosovën, Jakup Krasniqi ka ftuar të gjithë qytetarët të cilët nuk duan t’i nënshtrohen asnjë mendimi despotik apo liderëve politik, të bashkohen për ndryshim.

Krasniqi: Misioni ynë është të hapim një faqe të re në jetën politike

“Misioni dhe vizioni ynë është të hapim një faqe të re në jetën politike të Kosovës, të demokracisë qytetare e të drejtësisë sociale. Kemi obligim kombëtarë e qytetarë që tranzicionin demokratik ta përmbyllim duke e refuzuar pa hezitim të qeverisurit pa moral e grabitqar të tranzicionit, krimin dhe korrupsionin, monopolin dhe nepotizmin”, tha Krasniqi.

Sipas Krasniqit, Nisma është një frymë e re qytetare që i duhet Kosovës së pavarur sovrane dhe demokratike.

Krasniqi: Bajraktarizmi mesjetar është bërë stil i qeveritarëve rrahagjoks

“Kosova sot është në një krizë morale e politike, demokratike dhe ekonomike. Varfëria është ulur këmbëkryq në mesin tonë, në familjet tona. Papunësia është bërë sëmundje kronike dhe ekziston rrezikut mësohemi me këtë gjendje të mjerë. Bajraktarizmi mesjetar është bërë stil i qeveritarëve rrahagjoks, krimi dhe korrupsioni është kthyer në sistem dhe po metastazën në tërë shoqërinë e Kosovës, të secili që mund të grabis”, theksoi ish kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

E Limaj tha se rruga e drejt ka sfida, por Kosova gjithmonë është rreshtuar në të rrugën e drejtë sipas tij, dhe se qytetarët nuk kanë pyetur për vështirësitë dhe nuk do të mund t’i ndal as kjo qeverisje.

Limaj: U bashkuam me një frymë të re pavarësisht vështirësive

“Nuk është lehtë më qenë në rrugën e drejtë, rrugën e së vërtetës, sepse kjo rrugë i ka vështirësitë e veta dhe sfidat. Pra, në rrugën e drejt nuk është lehtë të qëndrosh dhe të luftosh në ambientin në të cilin është Kosova, por gjithmonë Kosova ka pasur rreshtime të drejta politike. Nisma sot është zëri juaj në Kuvend dhe në skenën politike. Jemi këtu për të shënuar njëvjetorin e themelimit të Nismës për Kosovën dhe ju ftoj që së bashku të vazhdojmë rrugëtimin tonë. Fjalën dhe mendimin e lirë askush në Kosovë nuk ka mund me ndal dhe nuk do ta ndal as kjo qeverisje. U bashkuam me një frymë të re pavarësisht vështirësive dhe ky rrugëtim nuk ishte i lehtë, por u bashkuam për të ndal të keqen, pra për t’i thënë stop së keqes”, tha Limaj.

Ai me tej ka shtuar se ata e kanë kapur shtetin, prandaj duhet të bashkohen për ta ç’kapur këtë shtet nga duart e tyre.

Sipas Limajt, qeverisja e tyre ka sjell një marrëveshje me Serbinë dhe Gjykatën Speciale.

Madje, Limaj thotë se në emër të çmimit nobel është nënshkruar marrëveshja e Brukselit.

Derisa, sipas tij, Kosova është aktualisht në gjendjen me të keqe ekonomike, sociale, politike dhe në të gjitha sferat tjera.

Limaj: Kosova po ballafaqohet edhe me një krizë morale

“Kosova asnjëherë nuk ka qenë në gjendje më të rend ekonomike-sociale dhe politike si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë të jashtëm. Kosova po ballafaqohet edhe me një krizë morale dhe kjo ka ardhur si rezultat i keqqeverisjes gjatë këtyre viteve të fundit. Sot Kosovën e qeverisë një koalicioni i cili në themelet e tij ka mosbesimin, një koalicion për të cilin të gjithë e dinë se si ka ardhur me një moral të dyshimtë. Gjatë fushatës elektorale kanë premtuar mbi 200 mijë vende punë, liberalizim vizash, ngritje pagash, investime me milion euro, por asnjëra prej këtyre nuk ka ndodhur, përveç shpërnguljes së qytetareve nga vendi i tyre”, theksoi Limaj.

Limajt tha se pas shtatë vitesh qeverisjes tash iu ka ra në mend që ta padisin Serbinë, por sipas tij, kjo nuk do të ndodh sikurse nuk ka ndodhur padia ndaj Dick Marty, pasi këto po bëhen për të tërheq vëmendjen nga problemet që janë duke ndodhur.

Nisma për Kosovën u themelua me 28 shkurt 2014, pasi dy ish udhëheqësit e PDK-së, Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj vendosën t’i ndajnë rrugët me PDK-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat