Lista Serbe e mbron Jabllanoviqin

Kosova

Lista Serbe e mbron Jabllanoviqin

Më: 31 janar 2015 Në ora: 21:45

Lista serbe e ka vlerësuar jo serioze dhe të turpshme deklaratën e deputetit në Kuvendin te Kosovës Nenad Rashiq sipas të cilit Jabllanoviq duhet të japë dorëheqje morale nga posti i ministrit.

“Jo serioze,e turpshme dhe krejt e papranueshme është kur ata që nuk kanë pasur asnjë fije morali derisa kanë qenë pjesë e Qeverisë së Kosovës të flasin se si duhet të veprojnë moralisht ministrat aktual”, thuhet në një deklaratë të Listës Serbe.

Rashiq në Info Magazine në Klan Kosova të enjten ka thënë se Jabllanoviq duhet të japë dorëheqje morale.

Siç thuhet në deklaratën e Listës Serbe, gjatë mandatit ku Rashiq ka qenë Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë mbetur të pazgjidhura problemet sociale të qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat