Mungon kuorumi, Kuvendi pa rezolutë për migrimin ilegal

Kosova

Mungon kuorumi, Kuvendi pa rezolutë për migrimin ilegal

Nga: Valbona Mazreku Më: 26 janar 2015 Në ora: 20:26

Për shkak të procedurave që kërkojnë harmonizim të rekomandimeve mes grupeve parlametare për rezolutën e propozuar nga AAK, por dhe për mungesë kuorumi, kuvendi nuk hodhi në votim projektrezolutën.
Seanca u përshkua me diskutime të gjata të pothuajse të gjithë deputetëve të pranishëm në seancë.
Meqë çështja e migrimit të qytetarëve të Kosovës ishte inicuar për debat në kuvend nga grupi parlamentar i AAK-së ishte Donika Kadaj Bujupi, kryetare e grupit parlamentar të AAK-së, që mori fjalën e para. Ajo tha se te premten me kërkes të AAK-së është shtyrë me sepse në seancë mungonin përfaqësues të qeverisë , meqë arsyeja që kuvendi mban debat dhe nxerrrezoluta dhe rekomandime janë që qeveria të jenë këtu dhe të merr prashy këto rekomandime ose rezoluta që ti zbatoj, sidomos për migrimin ilegal të qytetarëve të Kosovës, sot prap po mungon kryeministri i vendit Isa Mustafa , derisa ky debat sipas Kadaj Bujupit lidhet drejtpërdrejt me vendimet që duhet marr qeveria për të parandaluar këtë trendë të ikjeve.
“ E ftoj kryeministrin Isa mUstafa të vijë e të flas nga foltorja dhe tu drejtohet deputetëve dhe ti marr përgjgesit dhe obligimet si kryeminstër i vendit, sepse përmes facebook, ashtu siç e kemi parë duke komunikuar me qytetrët nuk mund të zgjidhen problemt dhe autobusët nuk do të ndalen deri sa ai i drejtohet këtij vendi përmes facebook-ut”, tha Kadaj Bujupi.

Ajo tha se sipas statistikave vetëm në gjashtë muajt e fundit të vitit 2014, 14 mijë qytetarë janë regjistruar si migrues ilegal (azilkërkues) në vendet e Evropës, por edhe më e madhe është shifra jozyrtare e të larguarve real (kur i shtohen edhe të larguarit jo azilkërkues) nga Kosova.

Largimi masiv i qytetarëve të Kosovës , tha Kadaj Bujupi është shenjëe gjendjen aktuale, ekonomike e sociale të vendit. Ky largim përmes rrugëve ilegale rrezikon jetën dhe shëndetin e qytetarëve, dhe është tejet i rënd në aspektin logjistik dhe të sigurisë, ndërkohë është tepër i kushtueshëm në aspektin financiar.

“ Është detyrë dhe obligim i Kuvendit, parësisht, që të diskutojë dhe ta obligojë ekzekutivin për masat që duhen ndërmarrë për të sanuar gjendjen. Kërkesa të zakonshme të cilat në një vend normal ku Qeveria punon në shërbim të qytetarit nuk diskutohen fare, janë shërbime te zakonshme dhe mundësi për një minimum të ekzistencës në një shoqëri. Këto nevoja nuk kushtojnë dhe realizohen nëse ka vullnet politik që të zgjedhurit të punojnë për popullin dhe jo për vete ”, tha Kadaj Bujupi.

Kadaj Bujupi, fajëson koalicionin PDK – LDK që me marrjen e mandatit vetëm se ka konfirmuar vazhdimësinë gjendjes së rëndë në vend./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat