Jacobson i ofron mbështetje ministrit Agani

Kosova

Jacobson i ofron mbështetje ministrit Agani

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 19:08

Në një njoftim për media, thuhet se Ambasadorja Jacobson e uroi Aganin për emërimin e tij dhe u zotua që ambasada amerikane do të vazhdojë ta përkrahë këtë ministri.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur të enjten në një takim Ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson, të cilën e njoftoi për punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo ministri, por edhe me prioritetet dhe planet e tij si ministër gjatë mandatit katërvjeçar.

Në një njoftim për media, thuhet se Ambasadorja Jacobson e uroi Aganin për emërimin e tij dhe u zotua që ambasada amerikane do të vazhdojë ta përkrahë këtë ministri duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen.

Me këtë rast, ministri Agani, thuhet ta ketë falënderuar ambasadoren Jacobson për mbështetjen dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm, dhënë për konsolidimin e institucioneve kosovare, duke u zotuar në të njëjtën kohë se do të angazhohet me tërë potencialin e tij, që detyrën si ministër i ri ta kryejë me përgjegjësi të plotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat