Kuvendi miratoi formimin e komisioneve

Kosova

Kuvendi miratoi formimin e komisioneve

Më: 18 dhjetor 2014 Në ora: 13:29

Kuvendi i Kosovës miratoi formimin e 14 komisioneve parlamentare

Me 81 vota për, 21 vota kundër dhe 1 abstenim.

****
Në kuvend po diskutohet për formimin e komisioneve

Deputetja e PDK-së Sala Berisha Shala e quan diskriminim mbetjen jashtë komisioneve të deputetëve.

“Grupi Parlamentar i PDK-së i ka katër deputet jashtë komisioneve kjo po thotë që është diskriminim me mbet deputetët jashtë komisioneve”, tha Shala.

****
Deputetja e LDK-së , Alma Lama tha se mandatin e kaluar e kam ngritur çështjen për barabarësinë e deputetëve për të marr pjesë në komisione.

“Sepse disa deputet madje edhe nga subjektet e vogla marrin pjesë në disa komisione e disa jo”, tha Lama.
Po ashtu, Lama tha se çdo deputet ka të drejtë pjesëmarrje në komisione.

***
“Ne e përkrahim vendimin që kjo legjislaturë t`i ketë 14 komisione”, tha Adem Grabovci nga PDK-ja.

“Qëndrimi i LVV është i njëjtë, vazhdojmë të mbesim të pakënaqur me celësin që është zgjedhur për formimin e këtyre komisioneve”, tha Visar Ymeri
Kurse, Ismeti Beqiri nga LDK-ja tha që ne jemi për 14 komisione parlamentare

*****
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka vendosur që në seancën e sotme plenare të procedohen dy propozime për formimin e komisioneve.

1. Propozimi për formimin e 14 komisioneve parlamentare
2.Propozimi për formimin e 13 komisioneve parlamentare

***
Ka filluar Seanca e Kuvendit, opozita është kthyer në seancë

Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, në sallë janë 108 deputet.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli fillimishitë po i prezanton deputetët e rinj të cilët kanë ardhur në postin e deputeti pasi deputetet e mëparshëm kanë marrë poste në Qeverinë e Kosovës.

Gjatë seancës Kryeatari i Kuvendit, Kadri Veseli, u ka kërkuar deputetëve të rinj që të bëjnë betimin i cili është i paraparë me rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutës.

“Betohem se me nderë e përkushtim do ta kryejë punën time dhe do ti përkushtohem popullit.
Do ta ruajmë integritetin e territorit të Kosovës, ka thënë Veseli.

/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat