Thaçi: Kosova do të vazhdoj me dialogun me Serbin

Kosova

Thaçi: Kosova do të vazhdoj me dialogun me Serbin

Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 20:12

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi është takuar sot në Strasburg me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Europës Thorbjorn Jagland.
Thaçi ka deklaruar se diplomacia kosovare në bashkërendim me partnerët do të punoj që në muajt në vijim edhe formalisht të filloj procedurat e anëtarësimit në këtë institucion të rëndësishëm europian.

Ndërkohë pasdite Thaçi është nisur drejt Brukselit pasi nesër do të takohet me Shefen për Politikë të Jashtme Federica Mogherini dhe Sekretarin për Zgjerim Johanes Han.

"Interesi i shtetit të Kosovës dhe diplomacisë kosovare është integrimi sa më i shpejtë në organizatat rajonale, europiane dhe ato ndërkombëtare dhe një theks të veçantë do t'i kushtojmë Këshillit të Europës për tu anëtarësuar sa më shpejt", tha Thaçi përt RTK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat