Deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës

Kosova

Deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës

Nga: Valbona Mazreku Më: 17 dhjetor 2014 Në ora: 10:46

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Në përgjigjie të kërkesës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, për të rekomanduar kandidatët e radhës që pasojnë sipas listave të Subjekteve Politike përkatëse për zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës të certifikuar në zgjedhjet e 8 qershort 2014, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rekomandoi që:

Nga Subjekti Politik “Partia Demokratike e Kosovës Partia e Drejtësisë Lëvizja për Bashkim Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës Partia Konservatore e Kosovës”, të bëhen këto zëvendësime: Nait Hasani të zëvendësojë Hashim Thaçin, Shaip Muja të zëvendësojë Hajredin Kuçin, Fadil Demaku të zëvendësojë Memli Krasniqin, Hajdar Beqa të zëvendësojë Arsim Bajramin, Salihe Mustafa të zëvendësojë Edita Tahirin.

Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës Murat Hoxha të zëvendësojë Isa Mustafën, Agim Kikaj të zëvendësojë Kujtim Shalën, Bardhyl Meta të zëvendësojë Haki Demollin, Milazim Haliti të zëvendësojë Avdullah Hotin, dhe Synavere Rysha të zëvendësojë Hykmete Bajramin.

Gjithashtu edhe te Levizja Vetëvendosje Faton Topalli zëvendësonë Dardan Sejdiun.

Nga Subjekti Politik “Kosova Demokratik Turk Partisi (KDTP), të bëhet ky zëvendësim:

Fikrim Damka të zëvendësojë Mahir Jagcilar.

Nga Subjekti Politik “Koalicija VAKAT” të bëhet ky zëvendësim:

Cerim Bajrami të zëvendësojë Rasim Demirin.

Më tej KQZ emroi edhe anëtarët e rinjë si në vijim:

Kuvendi Komunal në Skënderaj:
Shpresa Gashi zëvendëson Donjeta Bytyçin (Partia Demokratike e Kosovës).

Kuvendi Komunal në Prizren:
Naser Berisha zëvendëson Masar Shalën (Partia Demokratike e Kosovës);
Skender Susuri zëvendëson Osman Hajdarin (Bashkimi Demokratik).

Kuvendi Komunal në Drenas:
Jetullah Nishori zëvendëson Ferki Karaxhën (Iniciativa Qytetare për Drenasin);
Elmi Shala zëvendëson Arsim Ahmetin (Partia Demokratike e Kosovës).

Kuvendi Komunal në Kaçanik:
Ramadan Dema zëvendëson Ilaz Cekën (Partia Demokratike e Kosovës).

Kuvendi Komunal në Shtime:
Visar Shabani zëvendëson Nazmi Iballin (Partia Demokratike e Kosovës).

Kuvendi Komunal në Gjakovë:
Mimoza Shala zëvendëson Arbërije Nagavcin (Lëvizja Vetëvendosje).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat