Rektori Zejnullahu thyen OJQ-të e luftës

Kosova

Rektori Zejnullahu thyen OJQ-të e luftës

Nga: Mimozë Lakna Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 17:23

Në mbrojtje të rektorit ka dalë edhe kryeministri në detyrë Hashim Thaçi i cili ka deklaruar se Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” duhet të jetë epiqendër e dijës dhe mësimit.

Para universitetit të Prishtinës të enjten nuk kanë protestuar një mijë kandidatët për studime, por qindra pleq, që kanë lidhje me shoqatat e dala nga lufta.
Rektori i UP-së Ramdan Zejnullahu duke se me këmbëngulje po e fiton betejën kundër manipuluesve me dekada të arsimit të lartë, atyre që e kanë kthyer në biznes regjistrimin e studentëve.
Shiu që ra të enjten në kryeqytet nuk i pengoi udhëheqësit e ojq-ve të luftës që të përbëjnë përpjekjen e fundit për të shkelur ligjin me protesta paqësore.
Duke u thirr në të kaluarën e tyre dhe kontributin që e kanë dhënë gjatë luftës, ata i kërkuan rektorit të Universitetit Hasan Prishtina, Ramadan Zejnullahut, që ta shfuqizoj vendimin për mos-pranimin e studentëve të kësaj kategorie.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat