Hisen Berisha ministër i Drejtësisë!

Kosova

Hisen Berisha ministër i Drejtësisë!

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 15:19

Dy partitë e koalicionit LDK dhe PDK, kanë filluar të bëjnë kalkulimet e veta për ministra në Qeverinë e ardhshme.

Sipas informacioneve brenda strukturave të LDK–së, këta të fundit janë të interesuar që të sjellin njerëz të rinj dhe me eksperiencë në ministrit që ajo do ti drejtoi.

Gjithnjë sipas informacioneve të brendshme nga LDK–së, një ndër emrat që po flitet për ministrin e Drejtësisë është Hisen Berisha.

Isa Musatafa aktualisht është në bisedime me këtë të fundit që ti besohe ministria e drejtësisë.

Për shkak të ndjeshmërisë dhe shumë problemeve që kanë organet e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave është mendua se Oficeri i karrierës Hisen Berisha do të ishte ideal për shkak të përgjegjësive që ka kjo ministri e cila nihet për shumë skandale dhe afera.

Aktualisht Hisen Berisha mban poziten si oficer ne Ministrin e FSK e i angazhuar ne rishikimit strategjik të sektorit të sigurisë. N. Shaqiri

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat