Bajram Rexhepi sërish e dëshiron MPB-në

Kosova

Bajram Rexhepi sërish e dëshiron MPB-në

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 11:32

Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Bajram Rexhepi, thotë se është i gatshëm ta pranojë çdo detyrë që partia ia beson.
Në një bisedë për media, Rexhepi ka thënë se nuk e dinë nëse ai do ta drejtojë edhe për një mandat të ri, Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

“Atë nuk e di, janë disa çështje që po vazhdojnë të bisedohen. Jam i gatshëm ta pranojë çdo detyrë aty ku ka nevojë”, ka thënë shkurt Rexhepi.

Ministri Rexhepi, thotë se koalicioni PDK- LDK, ka qenë koalicioni më i mirë, dhe se beson se do të sjell rezultate.

“Ka qenë koalicioni më i mirë, besoj se do të ketë rezultate pozitive, që do të sjellë stabilitet”, ka thënë Rexhepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat