Sylë Hoxha: Nëse ka prova, do ta ndjeki edhe Isa Mustafën, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn…

Kosova

Sylë Hoxha: Nëse ka prova, do ta ndjeki edhe Isa Mustafën, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn…

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 00:49

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, ka premtuar se do të mbahën përgjegjës të gjithë prokurorët dhe zyrtarët e prokurorive që kanë dështuar, duke shkelur rregullat e Mekanizmit Përcjellës për rastet e korrupsionit.
Në një intervistë në emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK, Sylë Hoxha ka thënë se vendimet e Këshillit Prokurorial të Kosovës për të ndëshkuar prokurorët dhe zyrtarët e prokurorive, do të zbatohen së shpejti, dhe se për këtë qëllim gjatë javës do të takojë të gjithë Kryeprokurorët për të kërkuar llogari prej tyre, për dështimet e prokurorëve në rastet e korruspionit.

Prokuroria Speciale për një vit vetëm 5 aktakuza për korrupsion

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila financohet dhe mbështetet më së shumti nga të gjitha prokuroritë e sistemit prokurorial, për një vit ka ngritur vetëm 5 aktakuza për korrupsion, ndërsa rastet e tjera i ka hudhur poshtë dhe i ka pushuar rastet. Në një intervistë në emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK, Sylë Hoxha, ka thënë se do të shqyrtohet performanca e prokurorëve special, sepse prej tyre priten rezultate më të mëdha, për shkak të rëndësisë së kësaj prokurorie. Më tej, Hoxha ka thënë se kjo prokurori po zhvillon hetime ndaj zyrtarëve të lartë të shtetit edhe në nivel ministrash dhe së shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete për këto hetime.

Hoxha: Nëse ka prova, do ta ndjeki edhe ish-partiakun Isa Mustafa, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Albin Kurtin e Fatmir Limajn

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, ka thënë se prokurorët janë duke punuar në hetimin e rasteve, të cilat i ka denoncuar Lëvizja Vetëvendosje ndaj ish-udhëheqjes së Komunës së Prishtinës. Në një intervistë në emisionin “Betimi për Drejtësi” në RTK, i pyetur se a do të bëjë ndjekje deri në fund në këto raste, edhe nëse përgjegjësia shkon deri tek ish-partiaku i tij, Isa Mustafa, ai ka thënë se për askend nuk do të ketë pardon, transmeton Express. “Ne nuk njohim emra, ne njohim kryes të veprave penale qoftë ai Isa Mustafa, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Albin Kurti e Fatmir Limaj, kushdo kofshin ata”.

Hoxha: Do ta hetoj prokuroren për rastin e lirimit të Gani Gecit nga paraburgimi

Lirimi nga paraburgimi i të dyshuarit për vrasje, Gani Geci, nuk do të kalojë lehtë nga Prokurori i Shtetit. Në emisionin “Betimi për Drejtësi”, ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, ka thënë do të hetojë prokuroren e rastit për të parë nëse janë respektuar procedurat ligjore në vendimin për lirimin nga paraburgimi të Gani Gecit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat