Ramushi e Dauti bëjnë homazhe te diplomati i ndjerë Petrit Bushati (FOTO)

Kosova

Ramushi e Dauti bëjnë homazhe te diplomati i ndjerë Petrit Bushati (FOTO)

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 15:16

Ramush Haradinaj bashkë me vëllaun e tij, Dautin kanë bërë homazhe në Tiranë me rastin e vdekjes së diplomatit Petrit Bushati.
Ramushi e Dauti e kanë falënderuar Bushatin për kontributin e tij për pavarësinë e Kosovës.

Të nderuar qytetarë të vendit,

Sot kam bërë homazhe në hapësirat e Ministrise së Punëve të Jashtme të Shqipërisë me rastin e ndarjes nga jeta të diplomatit të shquar shqiptar, Petrit Bushati.

Kontributi i diplomatit Bushati në zhvillimin e diplomacisë shqiptare si dhe ndihma dhe përkrahja e aktiviteteve për liri dhe pavarësi të Kosovës janë dhe do të mbeten vepra të çmuara për kombin dhe shtetin shqiptar.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen e të afërmit, miqtë, dhe kolegët e diplomacisë shqiptare.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për jetën dhe veprën e diplomatit, Petrit Bushati.

RH

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat