NISMA: Humbëm shansen për ndryshime

Kosova

NISMA: Humbëm shansen për ndryshime

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 15:28

NISMA për Kosovën sot ka mbajtur mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Në këtë mbledhje është diskutuar dhe u morr vendim për qëndrimin që do ta mbajë NISMA për Kosovën në raport me zhvillimet aktuale politike, pas prishjës së koalicionit LDK-VV-AAK-NISMA . Në vazhdim gjeni komunikatën e lëshuar pas kësaj mbledhje:

“NISMA për Kosovën gjatë jetës së saj politike me forcë e ka proklamuar nevojën për një qeverisje të mirë në Republikën e Kosovës. Duke u nisur nga nevoja për rrotacion dhe për qeverisje ndryshe, ne dhe aleatet ndërtuam koalicionin për ndryshim.

Nevoja për ndryshimin e qeverisjes në vend ishte synimi dhe motivi i bashkimit tonë për interesin e qytetarëve të Kosovës. Kësaj politike i kemi qëndruar besnik, mbi bazën e një parimësie konsistente.

NISMËS i vije keq që me gjithë përpjekjen e saj humbëm shansin e ndryshimit të shumëpritur nga qytetarët.

NISMA për Kosovën duke qenë e bindur në nevojën për ndryshim në jetën politike të Kosovës i siguron anëtarët, simpatizantët, votuesit e saj, si dhe gjithë qytetarët e Kosovës se do të jetë zë i fuqishëm opozitar deri në arritjen e ndryshimit që i duhet vendit.”/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat