Thaçi sërish nuk e përmend postin e kryeministrit

Kosova

Thaçi sërish nuk e përmend postin e kryeministrit

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 14:25

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi ka thënë se do të respektohet marrëveshja politike e arritur kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për koalicion qeverisës.

Thaçi ka bërë të ditur se grupet punuese nga të dyja partitë tashmë kanë nisur takimet për të harmonizuar planin për formimin e ekzektuviti.

Mirëpo, edhe kësaj radhe, ai ka hezituar të përmend emra, qoftë për atë se kush do ta ushtrojë postin e kryeministrit, apo edhe për ministrat e ardhshëm.

“Gjithçka është duke shkuar sipas planit të paraparë. Sot janë takuar grupet punuese të LDK-së e PDK-së, për të harmonizuar çështjet programore. Është duke u punuar në mënyrë intensive”.

“Shpresoj që shumë shpejtë do të përmbyllet edhe kjo çështje dhe çdo gjë është duke shkuar në respektim të marrëveshjes së arritur në mes të PDK-së, LDK-së dhe partnerëve tjerë minoritar që do të jenë pjesë e institucioneve legjislative, ekzekutive dhe presidenciale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat