Blerand Stavileci: Isa është dështak, shok i komunistëve

Kosova

Blerand Stavileci: Isa është dështak, shok i komunistëve

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 22:31

Vetëm një ditë pas zgjedhjeve të 8 qershorit, Blerand Stavileci – ministër i Bujqësisë, ishte shumë komod me fitoren e PDK-së dhe sulmoi ashpër liderin e LDK-së.
Në një debat të nxehtë me deputetin e LDK-së Armend Zemajn, në Interaktiv të KTV-së, ai e sulmoi LDK-në dhe Isa Mustafën.
Për këtë të fundit tha se është dështak, nuk di të menaxhojë, se e ka humbur Prishtinën e Kosovën dhe se duhet të japë dorëheqje.
I tha Zemajt se LDK humbi sërish dhe solli ish kryeministrin sllovak dhe ish shefin e diplomacisë së këtij vendi, Mikulas Xhurinda, duke qenë kundërshtar i pavarësisë.
Ndërsa pesë muaj e gjysmë me vonë, shefi i partisë së Blerand Stavilecit dhe Isa Mustafa arritën marrëveshje, që LDK-ja ta udhëheq qeverinë, por nuk dihet dihen gjasat e Stavilecit për të qenë ministër në qeverinë Mustafa 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat