Haraqija: Urime koalicioni PDK-LDK, për të flasim pas 100 ditësh

Kosova

Haraqija: Urime koalicioni PDK-LDK, për të flasim pas 100 ditësh

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 21:48

Astrit Haraqija, njëri nga themeluesit e Listës Ibrahim Rugova, tash anëtar i LDK-së, ka thënë për Indeksonline se ka folur me kohë për koalicionin që u arrit mbrëmë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së.
Ai i ka uruar ata që do të marrin detyra në këtë koalicion, derisa ka shtuar ai është Rugovist dhe i respekton institucionet.
“Unë jam rugovist dhe i respektoj institucionet, edhe po të mos me pëlqenin individët”, ka thënë Haraqija, duke shtuar për qeverinë PDK-LDK do të flasë pas 100 ditëve të para të punës.
“Zoti e bekoftë Presidentin Rugova. Zoti e bekoftë SHBA-në dhe BE-në. Zoti e bekoftë popullin e mrekullueshëm të Kosovës”, ka thënë ai në fund.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat