Rrjeti i grave reagim ndaj librit të Profesor Vesel Latifit

Kosova

Rrjeti i grave reagim ndaj librit të Profesor Vesel Latifit

Më: 21 tetor 2014 Në ora: 18:39

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) shpreh revoltë të thellë ndaj kapitullit “Karakteristikat e viktimave të marrëdhënies seksuale me dhunë” nga Profesor Vesel Latifi.

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), në emër të një numri aktivistesh, akademikeve dhe organizatave të shoqërisë civile shpreh revoltë të thellë ndaj kapitullit “Karakteristikat e viktimave të marrëdhënies seksuale me dhunë” nga Profesor Vesel Latifi.
Sipas këtij teksti, viktimat e marrëdhënieve seksuale me dhunë zakonisht janë femrat që gënjehen lehtë, të pakujdesshme, mendjelehta, dhe të përdalura, rrethana të cilat sjellin me vete edhe një situatë viktimogjene (sulmin ndaj tyre)”.
“RrGGK përkujton Prof. Latifin dhe gjithë përkrahësit e tij që fajësimi i viktimave të dhunës seksuale është i papranueshëm pasi që çon në justifikimin e këtyre veprave.
RrGGK së bashku me organizata tjera të shoqërisë civile paralajmëron masa dhe reagime të mëtutjeshme në ditët në vijim, ku do të kërkohet nga Universiteti i Prishtinës dhe MASHT-i të ndërmarrin masa për modifikim drastik të këtij kapitulli”, thuhet në reagimin e RrGGK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat