Shtyhet seanca

Kosova

Shtyhet seanca

Më: 2 tetor 2014 Në ora: 08:49

Dështimi i liderëve të partive politike për të lëvizur nga qëndrimet ka çuar në shtyrjen e seancës së planifikuar për këtë të enjte. Ka qenë kryesuesja e seancës konstituive Flora Brovina ajo që të mërkurën pasdite ka njoftuar sekretariatin e Kuvendit të Kosovës se ka vendosur ta shtyjë seancën me qëllimin që t`u jepet partive politike hapësirë për të gjetur një marrëveshje për kalimin e ngërçit.

Vendimin, deputetja e PDK-së e ka marrë pa u konsultuar me partitë tjerë, pjesë e bllokut paszgjedhor. Vendimi ka zgjuar pakënaqësi të madhe te VLAN, koalicioni që edhe ka numrin më të madh të deputetëve në legjislaturën e re. Paraprakisht, liderët kanë dështuar që të gjejnë marrëveshje për tejkalimin e krizës.

LDK-VV-AAK e Nisma nuk po mund të pajtohen me vendimin Gjykatës Kushtetuese që kryeparlamentari t`i takojë PDK-së, derisa partia e Thaçit nuk po heq dorë nga kjo e drejtë që sipas Gjykatës Kushtetuese e ka fituar nga zgjedhje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat