Presidentja të ndërhyjë kur PDK-ja ta keqpërdor vendimin e Kushtetueses

Kosova

Presidentja të ndërhyjë kur PDK-ja ta keqpërdor vendimin e Kushtetueses

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 17 shtator 2014 Në ora: 16:50

Presidentja Atifete Jahjaga pritet të ndërhyjë në zgjidhjen e ngërçit politik, në rast se dështon zgjedhja e kryetarit të Kuvendit në seancën e së enjtes, të paktën kështu besojnë politikanë dhe ekspert. Presidentja do të luajë rolin e saj kushtetues në lehtësimin dhe diskutimin në mes të forcave politike. Megjithatë, ende nuk duan ta paragjykojnë asnjë situatë, megjithëse realisht askush nuk pret që PDK ti bëjë votat. Ndërsa, që zgjidhja të vijë nga deputetët, nuk ka shteg tjetër, por duhet t’u lihet deputetëve të Kuvendit që të gjejnë zgjidhje bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe në respektimin e kushtetutës.

Avni Arifi, këshilltar politik i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se, a do të ndërhyjë Presidentja a jo, është herët të flitet pasi nuk është mbajtur seanca konstituive e Kuvendit të Republikës së Kosovës. “Është herët të flitet kur ende nuk është mbajt seanca konstituive e Kuvendit. Krejt çka duhet është që PDK-PD të ç'zaptojnë parlamentin e Kosovës”, thotë Avni Arifi, për gazetën “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat