Nuk ka kompromis me PDK-në

Kosova

Nuk ka kompromis me PDK-në

Nga: M.Lakna Më: 14 shtator 2014 Në ora: 11:41

Deklarimi i gjyqtarit Amerikan John Tunheim, i cili ka qenë ndër këshilltarët kryesor në hartimin e Kushtetutës së Kosovës se Kosova është sistem parlamentar dhe pa e pasur shumicën parlamentare nuk mund të krijohet qeveria , është një mesazh i fortë për Partinë Demokratike të Kosovës e cila po tenton krijimin e qeverisë pa e pasur grupin më të madh parlamentar.

Bajram Gecaj anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë për “Bota sot”, se gjykatësi amerikan ka qenë personi kyç në procesin e darftimit të kushtetues.

“Gjykatësi Amerikan nuk është një gjykatës ordiner, por truri prapa përpilimit të Kushtetutës së Kosovës. Ka qenë personi kyç në procesin e draftimit (edhe pse shumë të tjerë kanë pretenduar këtë rol), dhe është dëshmitari më i mirë i gjithë procesit përpilues. Ai është personi më kompetent të flasë mbi frymën dhe kuptimin e cilësdo dispozitë e cila përmban në vete ndonjë paqartësi, dykuptimësi apo elemente të cilat kërkojnë interpretim kushtetues”,vlerëson Gecaj.

Sipas tij, gjyqtari ishte më se i qartë në paraqitjen e tij mediatike se fryma e Kushtetutës është e tillë që mundëson hapje e jo mbyllje rrugë, duke sqaruar se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese nuk e ka bërë këtë.

“Në të vërtetë ky vendim e ka bërë mu të kundërtën – thuaja se plotësisht ka mbyllë udhë, edhe pse duke lëne një “dritare” shumë të vogël, “përbirmi nëpër të cilën domosdo se të gërvishtë.” Për të proceduar përpara, ne do të shfrytëzojmë këtë hapësirë e cila na është dhënë, edhe pse besojmë thellë, ashtu si edhe gjyqtari në fjalë, se vendimi ishte plotësisht i padrejtë dhe jo-funksional. Megjithatë, një gjë është e sigurt – nuk do të ketë asnjë kompromis me PDK-në”,potencon ai.

Ndërkaq, publicisti Nexhmendin Spahiu thotë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës është mjaft e qartë derisa thekson se në Gjykatën Kushtetuese janë emëruar njerëz joserioz.

"Baba Enver" e di më mirë se cfare është dashur të shkruajnë ata që e kanë shkruar kushtetutën e Kosovës. Kushtetuta e Kosovës është e qartë edhe për qytetarët e thjeshtë e lëre më për ekspertët, po kur në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës emërohen njerëz joprofesional natyrisht që ata marrin vendime absurde e kundër interesave të Kosovës. Në Gjykatën Kushtetuese duhet të jenë njerëz më profesionalë që janë ndërgjegjja e kombit por parlamenti ynë ka emëruar njerëz jo serioz.

Sipas publicistit Spahiu, as Parlamenti nuk ka qene serioz, e natyrisht as njerëzit që i kanë votuar ata deputet. “Prandaj jemi këtu ku jemi. Ne kemi deputet jo seriozë që e kane votuar Planin e Ahtisaarit ku flamuri i Kosovës quhet flamur kombëtar e ne anën tjetër po të njëjtit e mohojnë se ka flamur kombëtar kosovar”, vlerëson ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat