Kryesia e LDK-së i jep mbështetje Bllokut – thotë se i kanë mundësitë e krijimit të institucioneve të reja

Kosova

Kryesia e LDK-së i jep mbështetje Bllokut – thotë se i kanë mundësitë e krijimit të institucioneve të reja

Më: 1 shtator 2014 Në ora: 17:14

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur të hënën, e vlerësoi situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe publikimit të aktgjykimit lidhur me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.
Kryesia e LDK-së, përmes një komunikate për media, thotë se vlerëson se koalicioni i shumicës LDK-AAK-Nisma i ka mundësitë për të kaluar krizën institucionale dhe të hapë rrugë për ndërtimin e institucioneve të reja të vendit.
“Në demokracitë parlamentare vendimet merren me shumicën e votave dhe koalicioni paszgjedhor e ka këtë shumicë”, është thënë në kryesinë e LDK-së.
Kryesia e LDK-së kërkon nga kryesuesja e seancës konstituive, deputetja Brovina, që, në përputhje me detyrimet kushtetuese, sa më parë të thërrasë vazhdimin e Seancës.
“Kryesia e LDK-së i jep mbështetje të plotë Koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe partnerëve të tjerë për të implementuar vullnetin e shumicës dërrmuese të qytetarëve të Kosovës për të ndërtuar sa më parë institucionet e reja të vendit”, përfundon komunikata e LDK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat