Versioni serb se si u vra pjestari i xhandarmërisë serb

Kosova

Versioni serb se si u vra pjestari i xhandarmërisë serb

Më: 29 gusht 2014 Në ora: 17:02

Sipas Tanjugut, Stevan Sindjelic është plagosur të enjten rreth orës 03:00, jo shumë larg ngapika kufitare në Merdare.

Pas përleshje që ndodhi dje në mes xhandarmërisë serbe dhe shqiptarëve afër Meradrës, ku humbën jetën një shqiptar dhe një tjetër është plagosur, si dhe vdekjes së një pjesëtari të xhandarmërisë serbe, Stevan Sindjelic, Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq ka thënë se kishte kërkuar një takim urgjent me përfaqësuesit e EULEX-it dhe KFOR-it, por kjo ende nuk ka ndodhur.

"Pres që ai takimi të zhvillohet në Beograd në ditët e ardhshme", ka thënë Stefanoviq.

Ai tha se kanë dërguar forca shtesë policore në terren dhe kanë bashkëpunim me EULEX-indhe KFOR-it në drejtim të sigurimit të gjithë rajonin, si dhe për të gjetur autorët e vrasjes.

Sipas Tanjugut, Stevan Sindjelic është plagosur të enjten rreth orës 03:00, jo shumë larg ngapika kufitare në Merdare.

Sindjelic u plagos në kokë dhe ka vdekur gjatë natës në Akademinë Ushtarake Mjekësore në Beograd.

Tanjug thotë se një ekip i pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe u sulmuan derisa siguronin vendin ku shqiptarët tentuan të prerë dru ilegalisht. Ata hapen zjarr në patrullën e policisë, dhe shkëmbimi i zjarrit ka rezultuar në një shqiptar të vrarë dhe një tjetër u plagos.Ata thonë se hajdutë te pyjeve u kthyen nëtë njëjtin vend në orët e para të së enjtes për të tërhequr armët,traktorin, dhe sendet tjera që ata lanë. Ata sulmuan oficerë te xhandarmërisë të cilëtpo kryenin një hetim në vendin dhe zyrtarin e plagosur për vdekje Sindjelic.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat