Hoxhaj: Vazhdojmë me forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar

Kosova

Hoxhaj: Vazhdojmë me forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar

Më: 27 gusht 2014 Në ora: 13:57

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj do t’i bashkohet kryeministrit në largim, Hashim Thaçi në Samitin e Ballkanit Perëndimor, nikoqir i të cilit është kancelaria gjermane, Angela Merkel.

Sipas një mesazhi të postuar në llogarinë personale në “Facebook”, Hoxhaj ka bërë të ditur se Kosova si palë e barabartë me homologët e tjerë nga rajoni do të diskutoj për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin rajonal, integrimin evropian të vendeve tona, dialogun me Serbinë dhe investimet gjermane në Kosovë.

“Nesër së bashku me Kryeministrin Thaçi do të marrim pjesë në Konferencën e Berlinit me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor të udhëhequr nga Kancelarja, Angela Merkel. Pjesëmarrja jonë e barabartë me shtetet tjera në rajon flet për forcimin e vazhdueshëm të subjektivitetit tonë ndërkombëtar dhe raportet e shkëlqyera bilaterale më Gjermaninë.
Në këtë konferencë, në shënimin e 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore, në disa panele të udhëhequra nga Kryediplomati gjerman, Steinmeier do të diskutojmë me homologët e tjera nga rajoni për marrëdhëniet bilaterale, bashkëpunimin rajonal, integrimin evropian të vendeve tona, dialogun me Serbinë dhe investimet gjermane në Kosovë.
"Po ashtu, do të kem gjatë ditës së nesërme edhe disa intervista për mediat gjermane”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat