Jugosllavia në OKB e akuzoi Shqipërinë se po përgatit grupe tororiste nga Kosova

Kosova

Jugosllavia në OKB e akuzoi Shqipërinë se po përgatit grupe tororiste nga Kosova

Më: 22 gusht 2014 Në ora: 17:16

Për aksionet e para, mirë të organizuara të forcave të rezistencës në krye me Sali Çekajn, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e të tjerë, flasin fshatrat malorë: Gjocaj, Juniku, Vokshi, Pobergja, Belegu, Broliqi, Kodralia...

Për këto aksione flet Drenica dhe familja Jasharaj në krye me Rifat Jasharin, flet Llapi, flet Mitrovica e rrethina, flet Ferizaj me Gjilanin në krye me Ahmet Hoxhën, i cili në luftën e fundit u vra nga forcat paramilitare serbe, të cilët armatimin në momentet më të duhura e morën në lokalitetet e komunës së Deçanit, të sjellë nga Shqipëria në Kosovë nga komandantët legjendarë gueriles shqiptare: Sali Çekaj, Adem Jashari e Zahir Pajaziti, me njësitë e tyre të gueriles shqiptare. Në këto ditë dhe momente të vështira të aksioneve të gueriles shqiptare, - na tha në vazhdim të bisedës Saim Tahiraj, -njeri nga shokët, Xhavit Gubetini, i pari ra në duar të forcave policore dhe pas tri ditësh forcat policore serbe mirë të organizuara në të njëjtën kohë në fshatrat e rezistencës në komunat e Deçanit, të Drenicës, të Podujevës, të Ferizajt, të Gjilanit filluan bastisjet më të egra të cilat kishin një shtrirje të gjerë, pasi kishin përfshirë Kosovën dhe Maqedoninë. Megjithatë duke qenë syçelë dhe falë organizimit tonë të mirë me një shpejtësi të madhe në të gjitha anët e Kosovës me kohë arritëm t’i lajmërojmë njëri-tjetrit dhe kështu u shpëtuan kurtheve mirë të kurdisura nga forcat e armikut shekullor, të ndihmuara nga disa shpirtra të shitur të shqiptareve...


(Tekstin e plotë mund ta lexoni shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat