Gjilanasit s’do të kenë ku t’i varrosin të vdekurit e tyre

Kosova

Gjilanasit s’do të kenë ku t’i varrosin të vdekurit e tyre

Më: 16 gusht 2014 Në ora: 19:35


Gjilani shumë shpejt mund të ballafaqohet me mungesë hapësire në varrezat e qytetit. Zyrtarë të komunës së Gjilanit, por edhe mbikëqyrësit e varrezave, kanë bërë të ditur se hapësira e mbetur mund të shfrytëzohet edhe një vit por jo më shumë.
Shqetësimi i qytetarëve për mungesë hapësire ka bërë që komuna të mendojë për gjetjen e një lokacioni të ri, që mund të shfrytëzohet për varreza, raporton KTV.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Sokol Haziri, thotë se gjendja e varrezave të qytetit nuk është alarmante. Sipas tij, qyteti i Gjilanit brenda një viti do ta zgjidhë problemin e varrezave.
Ndërsa, Naim Aliu, përgjegjës i shërbimeve fetare, i pyetur nëse ndonjëherë, në mungesë të hapësirës së varrezave, ka ndodhur që në një varr, më shumë se 50 vjet i vjetër, që të varrosen dy trupa të së njëjtës familje, ai nuk e ka pranuar një gjë të tillë.
Madje, Aliu ka thënë se nëse vetëm një qytetar mund të thotë se ka ndodhur një rast i tillë, atëherë ai do të përgjigjet si moralisht ashtu edhe materialisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat