Shkupi e Prishtina bashkëpunojnë në Gjyqësi

Kosova

Shkupi e Prishtina bashkëpunojnë në Gjyqësi

Më: 30 korrik 2014 Në ora: 15:40

Ministri i Drejtësisë, Adnan Jashari sot u takua me ambasadorin e Republikës së Kosovës, Ylber Hysa.
Në takim ministri Jashari e njoftoi ambasadorin Hysa me aktivitetet që po i realizon Ministria e Drejtësisë gjatë kësaj periudhe.

Në këtë kontekst, Jashari theksoi se në ministri punohet në proceset reformuese që po ndërmerren në kahe të sigurimit të sistemit më efikas dhe të pavarur gjyqësor, duke cekur se është në disponim të shkëmbejë përvojën e Maqedonisë me Kosovën, sa i përket sferës së sistemit gjyqësor.

Ambasadori Ylber Hysa u falënderua për pritjen e përzemërt nga ana e ministrit Jashari dhe theksoi se përpjekjet e tij në periudhën e ardhshme do të jenë në kahe të përforcimit të bashkëpunimit juridik të të dy vendeve fqinje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat