Sekretari Kerry i uron Ministrit Hoxhaj festën e Bajramit

Kosova

Sekretari Kerry i uron Ministrit Hoxhaj festën e Bajramit

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 15:42

Ministri në largim i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka marrë një telegram urimi nga Sekretari Amerikan i Shtetit i SHBA-ve, John F. Kerry me rastin e festimit të Bajramit të Madh.

Gjithashtu në urimin për të gjithë myslimanët të Sekretarit Kerry thuhet se shumë bashkëkombës të tij amerikanë, do t’iu bashkohen myslimanëve në mbarë globin për të festuar përmbylljen e muajit të shenjtë, që simbolizon bamirësinë, komunitetin dhe vlerat e përbashkëta të njerëzimit.

“Si në shekujt e kaluar, komunitetet myslimane anekënd botës do të shënojnë këtë ditë duke ndihmuar më nevojtarët. Ata do të bashkohen në festim dhe të reflektojnë në bujarinë që kanë pasur fatin ta pranojnë. Pasuria dhe larmia e komuniteteve myslimane na përkujton lidhjet që na bashkojnë dhe na tubojnë të gjithëve ne së bashku, duke forcuar urat e njerëzimit tonë të përbashkët”, thuhet në telegramin dërguar ministrit Hoxhaj nga Sekretari Kerry, duke i uruar në emër të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve Festën e Bajramit. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat