Prokuroria kërkon edhe 2 muaj paraburgim për të dyshuarit për terrorizëm nga Kaçaniku

Kosova

Prokuroria kërkon edhe 2 muaj paraburgim për të dyshuarit për terrorizëm nga Kaçaniku

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 17:36

Prokuroria e Shtetit ka kërkuar edhe dy muaj paraburgim, konfirmon Zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.
Kozmaqi ka bërë me dije, se njëri nga katër të arrestuarit po qëndron në arrest shtëpiake, derisa tre të tjerët në paraburgim.

“Me aktvendimin e gjyqtares së procedurës paraprake të EULEX-it, pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj, PPr KR.nr.22/2014, ndaj të pandehurit Jetmir Kyqyku është caktuar masa e arrestit shtëpiak, kurse ndaj të pandehurve të tjerë: Sadat Topojani, Burim Ballazhi dhe Ilir Berisha, është caktuar masa e paraburgimit. Këto masa janë caktuar për periudhën kohore prej një muaji, pra deri më 26.07.22014”, thotë Liridona Kozmaqi.

Ajo bënë me dije se më 21 korrik prokurori i rastit, (prokuror vendës), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka paraqitur kërkesë për vazhdimin e këtyre masave për dy muaj.

Sa i përket të pandehurit Jetmir Kyqyku, gjykata ka gjetur se edhe me masën e arrestit shtëpiak mund të sigurohet prania e të pandehurit Jetmir, të parandalojë përsëritjen e veprës penale dhe të sigurohet zbatimi i suksesshëm i procedurës penale.

Jetmir Kyqyku , Sadat Topojani, Burim Ballazhi dhe Ilir Berishau arrestuan javë më parë në një aksion policorë, dhe dyshohen për pjesëmarrje në grupe terroriste në luftën e Sirisë, luftë që tash e ka prekur edhe Irakun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat