Nderohet heroi Enver Zymberi

Kosova

Nderohet heroi Enver Zymberi

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 07:52

(E plotësuar) Në tre vjetorin e rënies së heroit Enver Zymberi, ish pjesëtar i njësive elite të Policisë së Kosovës, sot po bëhen nderime në vendlindjen e tij në Dubovc të Vushtrrisë.

Zymeri u vra me 25 korrik 2011 gjatë aksionit për marrjen nën kontroll të dy pikave kufitare veriore.
Për vrasjen e tij akuzohen 6 serbë të veriut.

3 vjet nga vrasja e Enver Zymberit

Sot (e premten) bëhen tri vjet kur njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU) ishte nisur drejt pikave kufitare në veri të Kosovës në përpjekje për t’i marrë nën kontroll ato.
Në mëngjesin e 25 korrikut të vitit 2011 njësia Speciale e Policisë së Kosovës (ROSU), me urdhër të kryeministrit Hashim Thaçi, kishte ndërmarrë aksionin për t’i futur nën kontroll pikat kufitare në veri të Kosovës, Jarinjë dhe Bërnjakë.
Gjatë këtij aksioni nga strukturat ilegale serbe ishte vrarë polici Enver Zymberi, i cili kishte rënë heroikisht në mbrojtje të integritet territorial të Kosovës.
Menjëherë pas vrasjes së tij, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kishte marrë vendim që policin Zymberi ta dekorojë me urdhrin “Hero i Kosovës”.
Ndërkaq serbët e veriut, të revoltuar dhe të përkrahur nga strukturat paralele e kriminale të Serbisë, kishin barrikaduar atë pjesë të Kosovës. Që nga ajo kohë e deri më sot në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë gjendet një barrikadë. Brenda këtyre dy vjetëve Kosova dhe Serbia kanë bërë përpjekje t’i normalizojnë raportet në mes vete.
Më 19 prill të vitit të kaluar në Bruksel kryeministri Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, kanë arritur marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat