Kelmendi: Serbët amnistojnë Thaçin, akuzojnë Haradinajn

Kosova

Kelmendi: Serbët amnistojnë Thaçin, akuzojnë Haradinajn

Nga: Hava Orana Më: 24 korrik 2014 Në ora: 17:11

Vetëm një ditë më parë kur serbët dolën në përkrahje të kryeministrit në ikje, Hashim Thaçit se ai nuk ka të bëjë me ato vepra për të cilat akuzohet nga deputeti zviceran Dick Marty, ditën tjetër akuza të ngjashme ia mveshin kryeministrit në ardhje, Ramush Haradinajt.
Kështu, mediat serbe citojnë burime diplomatike në Bruksel që kanë pohuar se është e mundur ngritja e aktakuzave për krime lufte kundër komandantëve të zonave operative të UÇK-së në bazë të dëshmive që do të botohen në raportin e prokurorit kryesor të ekipit Special për hetimin e tregtisë me organe njerëzore në Kosovë më 1999.

Spekulime qëllimkëqija

Sipas këtyre mediave më i dalluari nga ata që mund të akuzohen është Ramush Haradinaj që e ka udhëhequr luftën në zonën e Dukagjinit, me bazë në fshatin Jabllanicë. Tribunali i Hagës vite më parë e ka liruar Haradinajn, ish-kryeministrin e Kosovës, nga aktakuza për krime lufte kundër civilëve më 1998. Komandantë të zonave të tjera ishin Rrustem Mustafa-Remi, Rrahman Rama, Sami Lushtaku, Shukri Buja, Ekrem Rexha dhe Ahmet Nesufi.

Analisti politik dhe publicisti Jeton Kelmendi thotë se deklaratat e tilla kinse të thirrua nga burime ndërkombëtare, janë tendencioze dhe qëllim këqija, nga segmente të caktuara antishqiptare.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat