Falet gjaku, pas 18 vitesh hasmërie (Foto)

Kosova

Falet gjaku, pas 18 vitesh hasmërie (Foto)

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 19:26

Pas plotë 18 vitesh, familja Bunjaku nga Samadrexha, i fal gjakun familjes Rashica. Pajtimi mes këtyre dy familjeve është bërë sot në Vushtrri, në praninë e 500 qytetarëve dhe përfaqësuesve të Këshillit të Pajtimit.
Në këtë akt emocionues, që përkoi edhe me 90 vjetorin e Epopesë së lavdishme të Arbërisë së vogël, kur u vra Azem Bejta, fjalën kryesore e mbajti Mehmet Rukiqi, njëri prej anëtarëve të Këshillit të pajtimit.

“Me këtë pajtim është ndalë uji në mulli të armikut”, ka thënë Rukiqi, raporton Veriu.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, përveçse ka çmuar lartë aktin heroik të familjes Bunjaku, i ka bërë thirrje familjes Rashica që tash e tutje ta çmojë dhe respektojë lartë familjen që bëri këtë akt burrëror.

Nismëtar të këtij pajtimi ishin imami i “Xhamisë së Çarshisë”, Bedri Halili dhe Ukishin Beqiri.

Në nëntor 1996, familjes Bunjaku i ishte vrarë një djalë nga një person i familjes Rashica.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat