​Asgjësohen 31992 copë shtrudlle nga Serbia

Kosova

​Asgjësohen 31992 copë shtrudlle nga Serbia

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 17:51

Sot inspektorati Sanitar i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë bëri asgjësimin e 31992 copë shtrudlle me fiq të prodhuesit Medela nga Serbia, të cilat ishin të ndaluara për tregtim nën dyshimin e prezencës se Oharotoksines A.
Sipas një njoftimi të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, kjo ka rezultuar, pas dërgimit të mostrave ne laboratorë dhe testimit të tyre, ku disa nga mostrat kanë rezultuar pozitiv. Pas kësaj, i gjithë prodhimi që ka rezultuar pozitiv sipas emrit të produktit dhe serisë së prodhimit është asgjësuar, ndërsa pjesa tjetër qe ka rezultuar se i plotëson kushtet për konsum është lejuar të kthehet ne treg për shitje.
Sot asgjësimi është kryer në deponin e mbeturinave të regjionit të Pejës në prezencë dhe mbikëqyrje të inspektorëve sanitar për tu siguruar se e gjithë sasia po shkatërrohet. Po ashtu po sigurohet edhe asgjësimi ne hapësirën e paraparë sipas kushteve higjienike sanitare për tu mos ndotur ambienti. Këto produkte kanë qen te larguar nga tregu prej momenti qe është shfaqur dyshimi. Deri me sot janë mbajtur nen masën e ndalese për qarkullim në treg dhe sot është kryer asgjësimi i plotë i të gjithë sasisë qe ka rezultuar pozitiv”, thuhet në njoftimin e AVUK-it.
Ndryshe në tregun e brendshëm, sipas AVUK-it, ka produkte shtrudlle të prodhuesve të ndryshëm por qe janë të analizuara dhe i plotësojnë kushtet e sigurisë për konsum.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat