Në Bruksel arrihet marrëveshja për heqjen e barrikadës

Kosova

Në Bruksel arrihet marrëveshja për heqjen e barrikadës

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 19:10

Është arritur marrëveshja për heqjen e barrikadës në urën e lumit Ibër në mes të palëve në Bruksel.

Zëvendëskryeministrja Kosovës, Edita Tahiri ka thënë në Bruksel se pas bisedimeve me shefin e Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqin, në ndërmjetësim të zyrtarëve të BE-së, është arritur një marrëveshje për heqjen graduale të barrikadë në urën e Ibrit dhe pengesat rreth saj.

Tahiri ka bërë të ditur se të gjitha palët janë pajtuar se në përputhje me të gjitha standardet europiane dhe ligjet e Kosovës, të mundësohet liria e plotë e lëvizjes së njerëzve dhe automjeteve në urën e Ibrit në Mitrovicë.

“Grupet punuese të Prishtinë dhe Beogradit si dhe ato të BE-së do të arrijnë që deri në fund të shtatorit të japin vlerësimin përfundimtar dhe më pas edhe caktimi i afateve kohore për realizimin e saj”, ka thënë Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat