Haradinaj kërkon nga institucionet t’ju dalin në ndihmë të aksidentuarve në Serbi

Kosova

Haradinaj kërkon nga institucionet t’ju dalin në ndihmë të aksidentuarve në Serbi

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 13:28

I nominuari për Kryeministër nga LDK-AAK-NISMA, Ramush Haradianj u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës t’ju ofrojnë ndihmë qytetarëve të Kosovës të aksidentuar në Serbi.
Ai u ka uruar shërbim dhe kthim të pasagjereve në familjet e tyre.

Lexojeni të plotë reagimin e Haradinajt:

Me shqetësim të thellë pranova lajmin për aksidentin e autobusit që po udhëtonte në linjën Salzburg-Prishtinë.

Ndaj dhimbjen me familjet e të gjithë atyre që janë lënduar në këtë aksident, dhe të gjithë të lënduarve u dëshiroj shërim dhe kthim sa më të shpejtë pranë familjeve të tyre.

Ftoj institucionet tona përgjegjëse që të reflektojnë dhe ofrojnë përkrahjen dhe ndihmën e nevojshme për të gjithë të lënduarit në këtë aksident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat