Mendim Rugova do t’ia kthej rugovizmin LDK-së

Kosova

Mendim Rugova do t’ia kthej rugovizmin LDK-së

Nga: Hava Orana Më: 15 korrik 2014 Në ora: 16:54

Mendim Rugova, djali i presidentit historik Ibrahim Rugovës, kohët e fundit ka shprehur ambiciet për të hyrë në politikë dhe që të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai në një intervistë të fundit ka treguar se dëshiron të jetë pjesë e politikës sikurse vëllai i tij, Ukë Rugova dhe e motra, Teuta Rugova, e cila në zgjedhjet e fundit e fitoj të drejtën për të qenë deputete.

E tash politikës do t;i hyjë edhe Mendim Rugova, dhe të bashkohen në partinë që e krijoj babi i tyre, presidenti Rugova. Mendim Rugova në të njëjtën kohë u tregua kritikë ndaj LDK-së duke thënë se mos reformimi i saj i ka shkaktuar humbje në zgjedhjet e fundit. Ai ka thënë në të njëjtën kohë se para zgjedhjeve të 8 qershorit kishte disa takime me liderin e LDK-së, Isa Mustafën mirëpo nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje që edhe Mendimi të jetë pjesë e listët për deputetë nga LDK-ja.

I ngjet më shumë Presidentit Rugova

Por se a duhet të jetë pjesë e LDK-së dhe politikës dhe se a ka çfarë t’i ofroj politikës në Kosovë, analistët e vlerësoj si një hap të madh të tij dhe të domosdoshëm. Publicist dhe anëtari i Këshillit të Ekspertëve të LDK-së, Faik Krasniqi thotë se ndihet i befasuar për të mirë kur Mendim Rugova ka shfaqur ambiciet për të hyrë në politikë.

“Mendim Rugova, djali i Presidentit historik Ibrahim Rugova, në të kaluarën nuk ka shfaqur ambicie për të qenë pjesë e politikës, siç kishte vëllai i tij Uka, i cili në zgjedhjet e përgjithshme të 2010 me ''Listën Ibrahim Rugova'' arriti të bëhej deputet, apo së fundi edhe motra e tij e vogël Teuta, e cila u zgjodh deputete me mbi 37 mijë vota me partinë e babait të saj, LDK-në. Mendim Rugova më duket djalë shumë i matur në veprimet e tij. Kur lexova intervistën e tij të fundit që kishte shfaqur ambicie për t'u futur në politikë, them të drejtën më befasoi për të mirë, sepse kam menduar që ai nuk është fare i interesuar për politikë dhe nuk do ta ndiqte rrugën e të atit, të madhit Ibrahim Rugova, apo të vëllait dhe të motrës”, thotë Krasniqi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat