Plani rregullues: Takim në lagjen "Mati 2"

Kosova

Plani rregullues: Takim në lagjen "Mati 2"

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 22:36

Komuna e Prishtinës mbajti takimin e parë me banorët e lagjes Mati 2, për të diskutuar për planin rregullues të kësaj lagjeje.
Në këtë diskutim publik banorët treguan për problemet e krijuara nga mos planifikimi i mirëfilltë i lagjeve dhe mos zbatimi në masë të konsiderueshme të planit rregullues Komuna e Prishtinës.

Banorët propozuan ide të ndryshe për përmirësimin dhe zhvillimin e lagjes Mati 2. Ata kërkuan nga Komuna që lagjja e tyre të mos pësojë problemet e lagjes Mati 1.

Përveçse kërkuan planifikim të mirëfilltë të lagjes dhe infrastrukturë adekuate, propozuan edhe që në pjesët ku tashmë janë ndërtuar shtëpitë individuale, të ndalohet ndërtimi i banesave të larta kolektive. Banorët pjesëmarrës në takim kërkuan edhe që ndërtimi i banesave të larta të bëhet vetëm në pjesë të caktuara të lagjes.

Komuna e Prishtinës, përmes një kumtese thotë se do të marrë parasysh të gjitha kërkesat dhe propozimet që parashtruan qytetarët dhe do të organizojë edhe takime të tjera me banorët e lagjes, në mënyrë që ata të përfshihen sa më shumë në vendimmarrje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat