Nisi gara për drejtimin e LDK-së

Kosova

Nisi gara për drejtimin e LDK-së

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 17:21

Nëse zgjedhjet brendapartiake të LDK-së do të zhvillohet me stilin e vjetër, sikurse deri më tani, atëherë do të kemi një kryesi siç e kemi, pa asnjë risi e ndryshim.

LDK-ja nisi me zgjedhjet brenda partisë. Kjo parti ka shansin të forcohet në terren vetëm nëse vendosen kushte të reja në statut, ku do t’u mohohej e drejta e rizgjedhjes për të tretën herë të gjithë atyre pleqve që kanë qenë dy herë në të njëjtët pozitë në parti, çdokush që zgjidhet edhe kryetari edhe kryesia të vijnë përmes procesit të rregullt zgjedhor me votë të fshehtë “një anëtarë, një votë”, etj. Ndërsa, nëse zgjedhjet brendapartiake të LDK-së do të zhvillohet me stilin e vjetër, sikurse deri më tani, atëherë do të kemi një kryesi siç e kemi, pa asnjë risi e ndryshim, do të kemi këto figura të kryesisë që shumica janë në prag të pensionimit.
Të premten që shkoi Këshilli i Përgjithshëm i LDK shpalli zgjedhjet në degën e Prizrenit dhe në shtator pritet të shpallën në tërë degët e partisë anekënd Kosovës dhe në Diasporë. Çështja që po diskutohet këtyre ditëve është se këto zgjedhje do të mbahen në mënyrën e vjetër sikurse deri më tani, ku kryetari i sapozgjedhur ka të drejtën ta emëroj kryesinë (jo përmes votimit) dhe jo sipas rregullave të reja dhe parimit një anëtar një votë. Apo zgjedhjet do të bëhen pas ndryshimeve në statutin e partisë që LDK të respektoj rregullat dhe kriteret e Partive Popullore Evropiane/ EPP.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat