Drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës

Kosova

Drejtësi për gratë e dhunuara gjatë luftës

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 08:22

Ka filluar të nënshkruhet peticioni për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kryetarja e bordit për peticion, Edita Tahiri, ka thënë në një konferencë për medie se qëllimi i nënshkrimit të këtij peticioni është që kryesisht e gjenocidit të nxirren para drejtësisë.

Tahiri ka shtuar se peticioni po nënshkruhet në të gjithë komunat e Kosovës, por nuk ka thënë nëse i njëjti po nënshkruhet edhe në komunat veriore të Kosovës.

Ajo së bashku me organizatorët tjerë të kësaj inciative, sot do të vizitojnë edhe qytetin e Prizrenit, Suharekës, Rahovecit, Junikut, Deçanit dhe Pejës, ku do të kërkojnë nga qytetarët që të nënshkruhet ky peticion.

Peticioni që ka filluar të nënshkruhet sot do të zgjasë deri të premten derisa qytetarët mund ta nënshkruajnë atë nga ora 8:00 e mëngjesit deri në 20:00 të mbrëmjes.

Fillon sot nënshkrimi i peticionit për gratë e dhunuara

Që nga sot duke filluar nga ora 9 fillon nënshkrimi i peticion në kërkim të drejtësisë ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

Nënshkrimi i peticion në kërkim të drejtësisë ndërkombëtare do të zgjatë pesë ditë.
Kurse, nënshkrimi i peticioni mund të bëhet në qytetet kryesore të Kosovës, përveç në komunat të cilat janë me shumicë serbe.

Ndërsa, gjatë të dielës është mbajtur mbledhja e Bordit Drejtues të Peticionit “Kërkojmë Drejtësi Ndërkombëtare për Gratë e Dhunuara gjatë Luftës së fundit në Kosovë” më ç`rast kanë ftuar qytetaret që ti përgjigjen sa ma masivisht nënshkrimit të peticionit në të gjitha qytetet e Kosovës. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat