Refki Suma, i vetmi kryetar komune nga Kosova që u solidarizua me protestuesit e Maqedonisë

Kosova

Refki Suma, i vetmi kryetar komune nga Kosova që u solidarizua me protestuesit e Maqedonisë

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 09:00

Vetëm një kryetar i komunës së Kosovës është solidarizuar me protestat e shqiptarëve të Maqedonisë. Ai është Refki Suma, kryetari i Hanit të Elezit.

Suma ka qenë në pjesë protestave të sotshme kur qindra qytetarë në komunën e Hanit të Elezit, kanë protestuar në mbështetje të shqiptarëve të Maqedonisë të cilët po protestojnë kundër burgimit të përjetshëm të shqiptarëve në rastin “Monstra”.

Protesta kishte nisur rreth orës 14:00 nga qendra e qytetit, për të vazhduar drejt kufirit.

“Han i Elezit është me ju”, “Shkup-Tiranë-Prishtinë, jemi një “, janë disa nga parullat që i kanë shoqëruar protestuesit.

I pari i Hanit të Elezit morri pjesë edhe në protestat që u organizuan nga grupi i tifozëve “Plisat” në Prishtinë, e të cilat për qëllim kishin përkrahjen e shqiptarëve të Maqedonisë në kërkimin e të drejtave të tyre. Ndonëse nuk preferon të bie në sy, shkaku i natyrës së tij të tërhequr dhe modeste, megjithatë ai nuk ka shpëtuar nga objektivi i aparatit.

Refki Suma, është shembulli më i mirë së si qeveriset një komunë. Suma me tërë kuptimin e fjalës mund të quhet njeri i veçantë. Ai dallon shumë nga kolegët e tij, kryetarë të komunave. Veçantia e tij nis që nga fakti se është kryetari i vetëm i një komune, në këtë rast të Hanit të Elezit, që ka fituar këtë post fillikat i vetëm, si kandidat i pavarur. Ai është kryetari i vetëm që nuk kishte nuk kishte shpenzuar asnjë cent për ushqim dhe pije gjatë 2011, linjë kjo që del jashtë shpenzimeve për dreka dhe darka. Dhe po ashtu, në këtë komunë nuk janë hasur shpenzime gjatë 2010 dhe 2011 për mëditje apo bonuse.

Të gjitha ishin janë evidentuar në raportin e Institutit GAP, i quajtur “Letërnjoftimi i komunës”.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar pas zgjedhjeve të fundit komunale pati deklaruar se do të dëshironte të shihte më shumë kandidatë si Refki Suma, i cili fitoi në komunën e Hanit të Elezit si kandidat i pavarur.

Refki Suma është i vetmi kryetar komune që me qëllim të stimulimit të rritjes së natalitetit në Komunën e Hanit të Elezit doli me një nismë, e cila parashihte prej 100 eurosh për secilin të porsalindur.

Kosova aktualisht sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës përbëhet nga 37 komuna, pjesa dërmuese e të cilave udhëhiqet nga kryetar shqiptar. Mirëpo, deri më tani nga asnjëri prej tyre, pos kryetarit të Hanit të Elezit, nuk pati asnjë përkrahje qoftë ajo edhe morale për protestuesit shqiptarë në Maqedoni./Almakos

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat