Dardan Molliqaj, ministër i Brendshëm?!

Kosova

Dardan Molliqaj, ministër i Brendshëm?!

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 17:15

Takimi i së enjtes në mes të partive të opozitës (LDK-AAK-VV-NISMA) në zyrat e AAK-së, duket se ka ndikuar që edhe Lëvizja Vetëvendosje (VV) të jetë e gatshme që të marrë përgjegjësitë e saj në ekzekutivin e ardhshëm.

Sipas burimeve të mediave , njëra nga dikasteret që mund ta drejtoj VV-ja në ekzekutivin e ardhshëm, të cilin pritet ta udhëheq Ramush Haradinaj, është Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Ndërsa, emri i përfolur që të jetë ne krye të këtij dikasteri është ai i sekretarit organizativ të VV-së, Dardan Molliqaj.

Mirëpo, Molliqaj e ka mohuar këtë gjë duke thënë se “kjo çështje as që është diskutuar në takim”.

Ai ka thënë se në takim është biseduar për çështjen e dialogut dhe privatizimit, “ndërsa nuk ka pasur diskutim për këtë gjë”.

“Nuk është i saktë ky lajm”, ka thënë Molliqaj.

Ndryshe, dje (e enjte) në zyrat e AAK-së është zhvilluar një takim në mes partive të opozitës, e cila ka zgjatur për më tepër se tri orë, duke përfshirë edhe VV-së, lider i së cilës ka deklaruar se “jemi të gatshëm të marrim pjesë në ekzekutivin e ardhshëm, por jo pa marrëveshje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat