Rasti i Ukë Rugovës do të dërgohet edhe në Kushtetuese

Kosova

Rasti i Ukë Rugovës do të dërgohet edhe në Kushtetuese

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 19:55

Riarrestimi i Ukë Rugovës do të përfundojë në Supreme, e nëse nuk gjen zgjidhje, rrugëtimi do të jetë për në Gjykatën Kushtetues të Kosovës.

Këtë e kanë bërë të ditur avokatët e tij mbrojtës në emisionin Rubikon.


Duke e cilësuar këtë vendim si antikushtetues, mbrojtja do të kërkojë interpretimin e Kushtetueses.


Ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija, vazhdon ta mbrojë bashkëpunëtorin e tij, Ukë Rugova, duke thënë se ai nuk ka bërë tregti me njerëz, por ka ndihmuar familjarët të pajisen me viza.


Haraqija thotë se një gjë të tillë e ka bërë edhe vetë në kohën sa ishte ministër.


Sipas tij, arrestimi dhe riarrestimi i Ukë Rugovës është tipik politik dhe kjo u ka konvenuar jo vetëm strukturave të LDK-së, por edhe atyre të PDK-së dhe AAK-së, për arsyen e vetme që familja Rugova ka elektorat.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat