Nesër, Prishtina proteston për shqiptarët e Maqedonisë

Kosova

Nesër, Prishtina proteston për shqiptarët e Maqedonisë

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 18:37

Mbështetja për shqiptarët e Maqedonisë nuk do të mungojë edhe nga shqiptarët e Kosovës.

Në rrjetin social "Facebook", është hapur një iniciativë, e cila bën thirrje për protestë nesër në orën 18.00 në sheshin "Skëndërbeu" në Prishtinë.

“Protestë në mbështetje të Shqiptarëve në Iliridë. 7 Korrik, 2014. Në mungesë të mbështetjes institucionale si nga qeveria në Prishtinë njësoj edhe nga qeveria në Tiranë, ne do t’u tregojmë se kanë mbështetjen e të gjithë Shqiptarëve.Protesta do të organizohet në mbështetje të Shqiptarëve që jetojnë në Iliridë dhe njëkohësisht do të i’u tregojmë të gjithëve se ata nuk janë vetëm. Protesta do organizohet të Martën më 08.07.2014 në ora 18:00 dhe vendtakimi do të jetë tek Shtatorja e Skendërbeut.Protesto KUQ E ZI!”, thuhet në thirrje.

Kjo protestë është organizuar nga tifozëria e Prishtinës, Plisat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat