Nuk është koha për bashkim kombëtar, me luftë

Kosova

Nuk është koha për bashkim kombëtar, me luftë

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 22 prill 2014 Në ora: 17:39

“AKSH-ja në strategjinë e vetë nuk vepron në trojet e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, përveç në ato raste ku ndihet e rrezikuar siguria kombëtare”.

A janë një armatë që kanë program të vërtetë nacional? A është një armatë, e cila në rast krize, populli do të mund ti bashkohej për një ideal të lartë, bashkimin kombëtar? A po mos janë thjesht mashtrues, matrapaz, të cilët nuk arritën të përfitojnë siç bën një pjesë e të quajturve krah i luftës?
Këto janë dilemat kryesore, që ka nxitur rishfaqja e të ashtuquajturës Armatë Kombëtare Shqiptare (AKSH), në një videoxhirim në një pjesë malore të Kosovës, të paidentifikuar deri më tani, ku shfaqen mbi 20 veta të veshur me uniforma ushtarake, të armatosur, dhe ku lexojnë një deklaratë në 10 vjetorin e krijimit të saj.

Deklarata e 10 vjetorit

Gjatë rreshtimit të pjesëtarëve të kësaj armate të cilët shihen të uniformuar dhe armatosur raporton pjesëtari i quajtur me nofkën “Gurra”, ku potencon që kjo armatë feston 10 vjetorin e daljes në skenë si dhe qëllimi i saj është të luftohen padrejtësisë që i behën kombit tonë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat